Në ballinë do të gjeni intervistën e fundit. Shfletoni arkivin!
KLIKO - Gazeta EXPRESS - Intervista
KOSOVARJA - Intervista KLIKO
Intervista e Mr.Gafurr Adili - zëdhënës politik i FBKSH-së dhënë gazetës "Express"
Luftën në Kosovë do ta bëjnë kundër Serbisë dhe gardës së Car Lazarit. AKSH-ja është aleate e KFOR-it. Thonë se janë duke operuar në të gjitha trevat shqiptare. Aktualisht janë duke u përgatitur që të ndikojnë te kosovarët të mos votojnë në zgjedhjet e 17 nëntorit. Liderët e Kosovës, AKSH-ja thotë se janë debilë. Zëdhënësi i Armatës Kombëtare Shqiptare, Gafurr Adili, flet për Express. Express: Keni deklaruar në shtypin gjerman se lufta është e pashmangshme . Do të ketë luftë në Kosovë ? Gafurr Adili : Deklarata ime, se lufta është e pashmangshme, është njëri nga shumë konkluzionet e Kuvendit të Dytë Kombëtar të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), të mbajtur më 16 shtator 2005, në Prizrenin historik, të cilën deklaratë edhe e kam publikuar përmes gazetave në shtator të vitit 2006 dhe të cilën e argumentoj kështu: Nëse bashkësia ndërkombëtare Kosovës do t'i njohë statusin e shtetit të pavarur e sovran, luftën në Kosovë do ta fillojnë serbët ;dhe anasjelltas: Nëse bashkësia ndërkombëtare Kosovës nuk do t'ia njohë statusin e shtetit të pavarur e sovran, luftën do ta fillojnë shqiptarët, sepse shqiptarët dhe mbi të gjitha as dëshmoret e kombit të Kosovës nuk mund ta durojnë rikthimin e Serbisë në Kosovë, apo më mirë të themi, ripushtimin dhe rikolonizimin e Kosovës nga pushtuesi e kolonizatori serb. Dhe, ky konstatim i yni, sa i logjikshëm dhe i drejtë, i paralajmëruar prej kohësh nga FBKSH, për fatin tonë të keq po shfaqet hapur, jo vetëm nga "Car Lazarët", prapa të cilëve qëndron Beogradi, por edhe nga vetë politika zyrtare e Beogradit, që ka ngelur po ajo e Millosheviqit, politikë ekspansioniste dhe gjenocidiale. Express: Kundër kujt do të luftoni ? Gafurr Adili : Kundër Serbisë dhe forcave kriminale të saj, ndër të cilët është edhe banda "Car Lazarët", të cilët po vringëllojnë armët mbi Kosovë dhe popullin shqiptar. Express: Bisedimet Prishtinë-Beograd, vlerësojnë analistë të huaj dhe vendorë, nuk do të sjellin rezultat. Çka pas 10 dhjetorit, nëse nuk do të ketë pavarësi për Kosovën? Gafurr Adili : E kemi ditur dhe e kemi deklaruar se t' ashtuquajturat bisedime midis Beogradit dhe Prishtinës nuk janë asgjë tjetër pos një teatër kukullash që organizohen për të manipuluar popullin shqiptar, siç e kanë manipuluar deri më tani, se gjoja statusi i Kosovës do të përcaktohet në fund të vitit 2006 dhe pastaj u tha në mars të vitit 2007 dhe kështu me radhë në qershor, shtator dhe dhjetor 2007. Ne e dimë se si do të rrjedhin ngjarjet pas 10 dhjetorit 2007, por për momentin nuk guxoj të dekonspiroj para kohe. Shumë shpejt, kryesia qendrore e FBKSH-së do t'i shpalosë objektivat dhe rrugë zgjidhjet e çështjes se pazgjidhur madhore kombëtare. Aktualisht jemi të angazhuar në bojkotimin e zgjedhjeve të 17 nëntorit në Kosovë dhe do të arrijmë që mbi 70% e popullit shqiptar në Kosovën protektorat t'i bojkotojë zgjedhjet për pushtet pa shtet, me të cilin veprim përfundimisht do t'ua marrim legjitimitetin politikanëve servilë të Prishtinës. Express: Ju po deklaroheni dhe po parashikoni luftë në Kosovë, gjithashtu edhe Garda e Car Lazarit në Serbi po kërcënon me luftë në rast se Kosova bëhet e pavarur? Gafurr Adili: Përgjigjen në këtë pyetje e kam dhashë në pyetjen e parë të kësaj interviste. Por mund të shtoj vetëm se Serbia do ta humbë këtë luftë dhe shumë shpejt do ta harrojë edhe Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjen dhe Bujanocin), Sanxhakun dhe Toplicën. Serbia etnike do të ngelet vetëm ish-pashallëku i Beogradit, kurse Shqipëria etnike do të jetë 94 mijë kilometra katrorë. Express: KFOR-i thotë se nuk do të lejojë asnjë organizatë që të destabilizojë vendin. Si do të reagoni ju me këtë rast? Ata janë përgjegjës për sigurinë e Kosovës... Gafurr Adili : Është shumë e vërtetë se aleati ynë KFOR është përgjegjës, jo vetëm për sigurinë në Kosovë, por edhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës protektorat. Kjo është e sanksionuar në Rezolutën 1244 të OKB-së, që është në fuqi. Por nëse është kështu, shtrohet pyetja se pse KFOR nuk e kryen detyrën e tij? 1. Pse as KFOR-i dhe as UNMIK-u dhe me këtë rast as TMK-ja dhe SHPK-ja, nga viti 1999 e deri më tani, nuk e administrojnë Kosovën veriore, përfshirë këtu edhe veriun e Mitrovicës, por i lejon bandat kriminale serbë, të cilat i kanë të lyera duart me gjak shqiptari, gjatë luftës në Kosovë, që të ushtrojnë dhunë dhe represion mbi popullsinë shqiptare atje, ku për pasojë shqiptarët detyrohen të shesin pronat dhe shtëpitë e tyre dhe të ikin e të vendosen në pjesën jugore të Mitrovicës dhe në Prishtinë. 2. Pse KFOR-i dhe UNMIK-u dhe me këtë rast as TMK-ja dhe SHPK-ja, nuk e mbrojnë popullin shqiptar nëpër fshatrat e Besianës (ish Podujevës), apo edhe të fshatrave të Dardanës (ish Kamenicës), por tolerojnë që jo vetëm bandat e "Car Lazarëve", por edhe ushtria dhe xhandarmeria e rregullt e Serbisë të futet në këto zona, të ushtrojë dhunë dhe terror mbi shqiptarët e këtyre zonave dhe për pasojë shqiptarët të ikin e të vijnë në Gjilan dhe në Prishtinë. 3. Pse KFOR-i dhe UNMIK-i, dhe me këtë rast as TMK-ja dhe SHPK-ja, nuk i bastisin enklavat serbe në Kosovë, kur dihet fare mirë se serbët e këtyre enklavave janë të armatosur me armët më të sofistikuara, pjesën dërrmuese të të cilave Serbia ua ka sjellë në emër të ndihmave humanitare (gjatë revoltave popullore të 17 dhe 18 marsit të vitit 2004), dhe nëpër këto enklava janë celulat e Garda "Car Lazarët", truri politik i të cilëve është në Graçanicë. Pra, aleati ynë KFOR-i duhet ta mbrojë edhe popullin shqiptar, të cilin edhe e bastis, por këtë nuk e bën kundër serbëve. Nëse kisha serbe në Graçanicë për serbët është vend i shenjtë, edhe për shqiptarët Memoriali i Jasharajve në Prekaz është i shenjtë, është Meka Shqiptare dhe KFOR-i dy herë ka gërmuar aty, kurse në Graçanicë asnjëherë?! Express: Flitet se po rekrutoni vazhdimisht njerëz në AKSH ? Sa është numri i pjesëtarëve të AKSH-së? Gafurr Adili: - Unë jam zëdhënës politik i FBKSH-së (për shqiptarët) dhe shef i Departamentit të Diplomacisë të FBKSH-s (për ndërkombëtarët) dhe nuk kam kompetenca që të njoh krahun e armatosur të FBKSH-se, Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH). Është shumë e vërtetë se është një interesim shumë i madh dhe një dyndje barëpopullore për t'u anëtarësuar , fillimisht në radhët e FBKSH-së dhe më pas edhe të AKSH-së, jo vetëm në Kosovë, por edhe në trojet tjera shqiptare dhe në diasporë. Dal nga dal, por shumë sigurt FBKSH-ja nga një front mbarëkombëtar po shndërrohet edhe në një front mbarëpopullor. Express: Në cilat vende operoni, Kosovë, Maqedoni,Shqipëri, Mali i Zi? Gafurr Adili : Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptare është një formacion mbarëkombëtar, që shtrihet në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë etnike dhe në diasporën shqiptare. Organizimi bazë i FBKSH-së janë këshillat popullore të FBKSH-së, të cilët shtrihen në çdo fshat e lagje të qyteteve shqiptare. FBKSH është i organizuar në 7 zona: 1. Zona Nr. 1- Republika e Shqipërisë, 2. Zona Nr. 2 -Kosova Historike (me 7 nën zona: 1. Prishtina, 2. Mitrovica, 3. Peja, 4. Prizreni, 5. Ferizaj, 6. Gjilani dhe 7 .Presheva, Medvegja dhe Bujanoci), 3. Zona Nr .3-Lugina e Vardarit-ILIRIDA (me 11 nën zona: 1. Shkupi, 2. Kumanova, 3. Tetova, 4. Gostivari, 5. Kërcova, 6. Dibra, 7.Struga, 8. Prespa, 9 .Manastiri, 10.Përlepi dhe 11. Velesi), 4. Zona Nr. 4Malësia e Madhe (me 5 nën zona: 1. Tivari, 2. Ulqini, 3. Tuzi, 4. Plava dhe 5. Gucia), 5 .Zona Nr .5 (Çamëria), 6 .Zona nr. 6 (Evropa) dhe 7. Zona Nr. 7 (SHBA, Kanada dhe Australi). Express: Pas paraqitjes publike në TV të AKSH-së, kanë reaguar institucionet e Kosovës duke thënë se Kosova nuk ka nevojë për një AKSH. Si e shihni pozicionin e tyre? Gafurr Adili : Kosova nuk ka institucione, sepse Kosova nuk është shtet. Të gjithë ata që flasin kështu përpiqen të manipulojnë popullin shqiptar me institucione fiktive, prandaj edhe kërkoj që përfundimisht të binden se e kanë humbur besimin në popull. Dhe, këtë do ta shohin në zgjedhjet për pushtet pa shtet të 17 nëntorit 2007. Express: A mendoni se me luftë mund të zgjidhet problemi i Kosovës? Gafurr Adili : Që nga koha e iliro-pellazgëve, populli shqiptar gjithmonë ka zhvilluar politikë defanzive dhe me këtë rast edhe të gjitha luftërat e tij kanë qenë dhe janë luftëra mbrojtëse, në të cilat luftëra populli ynë është mobilizuar kur ka qenë i mbështetur për muri, kur nuk ka patur rrugë tjetër dhe është dashur të luftojë për vetëmbrojtje dhe bijetesë nga sulmet e armiqve tanë ndër shekuj, ndër të cilët kanë qenë dhe janë edhe pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë të trojeve shqiptare të Shqipërisë etnike. Pra, ashtu si populli shqiptar, edhe ne bijtë e bijat e tij nuk e kemi dashur dhe as nuk e duam luftën, sepse ajo sjell djegie, shkatërrime dhe vrasje. Kam bindjen e patundur se bashkësia ndërkombëtare më në fund do të bindet se një luftë në Kosovë është edhe një luftë ballkanike dhe më rrezik të madh edhe për një luftë botërorë, prandaj edhe apeloj që urgjentisht të organizohet një konferencë ndërkombëtare e llojit të Konferencës së Londrës (1913), e cila konferencë fillimisht do të rivendikonte të gjitha vendimet famëkëqija të Konferencës së Londrës (te vitit 1913) dhe përfundimisht edhe popullit shqiptar do t'ia njihte të drejtën e vetëvendosjes, një e drejtë universale kjo për të gjitha popujt e botës, e garantuar në dhjetëra konventa dhe rezoluta të OKB-së, por që padrejtësisht deri më tani i është mohuar dhe vazhdon t'i mohohet vetëm popullit shqiptar, i cili vazhdon të jetë i ndarë në 6 shtete, ku për pasojë Republika e Shqipërisë është i vetmi vend në botë, i cili nga të gjitha anët kufizohet me popullin dhe trojet e veta shqiptare. Duke ia njohur popullit shqiptar këtë të drejtë universale, të Drejtën e Vetëvendosjes, populli shqiptar përmes referendumit mbarëpopullor do të deklarohej:Pro ose kundër bashkimit kombëtar shqiptar Në Ballkan, në këtë Ballkan "fuqi baroti" do të krijoheshin shtetet etnike, ku përfundimisht Ballkanit do t'i hiqej epiteti "fuqi baroti" dhe do të fillonte sendërtimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkan, në këtë nyje nevralgjike të Evropës dhe me këtë rast do të mund të konsolidohej edhe Evropa e Bashkuar. Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të krijojë një Evropë stabile, fillimisht ky stabilitet dhe kjo paqe duhet të realizohet në Ballkan, gjithmonë sipas parimit të komb-shteteve etnike. Në të kundërtën, Ballkani gjithmonë do të jetë një vatër lufte, një "fuqi baroti" edhe për Evropën dhe ndoshta edhe me gjerë. Express: As institucionet e vendit e as ato ndërkombëtare nuk ju duan si AKSH, si mendoni që të bëni luftë në Kosove , si e shihni pozicionit tuaj karshi institucioneve të huaja dhe vendore ? Gafurr Adili : Aleatët tanë, qofshin këta vendorë apo ndërkombëtarë, të cilët nuk i dekonspirojnë, siç kanë bërë deri më tani politikanët debilë të Prishtinës, na duan si Front për Bashkim Kombëtar Shqiptar me të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe AKSH, dhe jo vetëm qe na duan, por edhe na inkurajojnë në misionin tonë fisnik, të ribashkimit kombëtar shqiptar. Nuk na duan vetëm aleatët e sllavo-grekëve, qofshin këta të huaj apo edhe shqiptarë, që janë shumë pak dhe të cilët edhe më shumë do t'i pakësojmë shumë shpejt.
Arkivi po rregullohet. Përkohësisht shfletoni: www.shqiperiaebashkuar.org
-
Ballina
-
FBKSH 2007
-
FBKSH
-
Kryetari
-
Gafurr Adili
-
ANETARESIMI
-
Deklarata
-
SKSH
-
AKSH
-
VIDEO
-
INTERVISTA
-
Intervista - Albania Today